10 Gusht 2020

IKSHPK konfirmuar 36 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 6 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftur se gjatë të shtunës ka konfirmuar 36 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së shtunës, ka vdekur një pacient nga Vushtrria, me inicialet G.SH, ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

"Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese", njofton QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka njoftuar po ashtu se janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Bazuar në të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus. Ndërkaq, 31 pancientë kanë vdekur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)