19 Prill 2024

IKSHPK konfirmon 77 raste me koronavirus

Prishtinë, 17 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë),

Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),

Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),

Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),

Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)

Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)

Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.322.856 raste të COVID-19 dhe 447.723 raste të vdekjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)