28 Mars 2024

IKSHPK konfirmon 69 raste me koronavirus

Prishtinë, 25 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me koronavirus janë konfirmuar 69 raste.

"Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste", bën të ditur IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Po sot sipas IKSHPK-së janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)