26 Prill 2024

IKSHPK konfirmon 6 vdekje dhe 141 raste pozitive me koronavirus

Prishtinë, 18 gusht - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bere te ditur së gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)