23 Shtator 2020

IKSHPK konfirmon 11 vdekje dhe 205 te infektuar me koronavirus

Prishtinë, 12 gusht - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se Kosovës i janë shtuar edhe 11 raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19 dhe 205 raste pozitive.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv", njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)