10 Prill 2021

Ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën

Prishtinë, 7 prill - Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit ka pritur sot në një takim një grup studentësh të mjekësisë.

Ata kanë prezantuar aktivitet e tyre me studentët e rinj, trajnimet e organizuara për ta dhe përpjekjet që ikja e kuadrit mjekësor jashtë vendit të mos jetë opsion.

Presidentja Osmani ka theksuar se investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet. Në këtë kontekst, ka përmendur se ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën.

“Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Për këtë shkak, zonja Osmani ka theksuar se duhet të kthehet vëmendja nga kjo sferë, në mënyrë që kuadrot shëndetësore të mbeten në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)