08 Prill 2020

Hulumtime për asgjesimin e mushkonjave

Rio de Zhanerio, 14 shtator - Klinikat e shëndetit publik në qytete si Rio de Zhanerio njoftojnë për shtimin e rasteve të viruseve të bartura nga mushkonjat.

Një lloj mushkonje fajësohet si bartësi kryesor i sëmundjeve. Hulumtuesit në Brazil kanë ndërtuar kurthe për kapjen e mushkonjave para se ato të godasin popullatën.

Mushkonja bartëse të “Gripit të Verdhë” janë shumë të rrezikshme. Një pickim prej tyre mund të shkaktojë sëmundje kërcënuese për jetën si epidemia zika mes të tjerash. Garcia Vergara është mjek.

“Mushkonjat kanë shumë mënyra për t’u fshehur dhe shumuar. Nëse nuk neutralizohen vatrat kryesore në ekosisteme, mushkonjat do të vazhdojnë të egzistojnë.”

Klinikat e shëndetit në Rio de Zhaneiro thonë se dyshojnë në më shumë se një milion raste me ethe tropikale me afro 388 vdekje vetëm në gjysmën e parë të viti 2019. Një shtim ky me 163 përqind nga një vit më parë.

Ivo Carlos është profesor i stomatologjisë në Universitetin e Brazilit. Kur i kishte fëmijët e vegjël, ai filloi të kërkonte mënyra për të bllokuar mushkonjën Aedes që të arrinin tek ata.

“Ky grafik tregon ndjeshmërinë e dritës tek speciet femra që janë bartëse të viruseve të mushkonjave.”

Profesori gjeti një studim në revistën mjekësore për ndjeshmërinë e mushkonjave ndaj dritës.

Ai planifikoi të ndërtonte një kurth por kishte nevojë për ndihmë dhe furnizime me mushkonja, duke u drejtuar kështu tek departamenti i kimisë në universitet.

Ai filloi të bashkëpunojë me profesoren Monica Ferreira Moreira që studionte shumimin e mushkonjave dhe efektet e substancave të ndryshme në biologjinë e tyre.

“Realizuam tre eksperimente me intensitete të ndryshme drite dhe ngjyrash. Rezultatet ishin të dukshme. Kurthet me dritë jeshile kapën më shumë mushkonja, 19 nga 20 prej tyre”, -tregon zonja Monica Ferreira Moreira.

Viruset e mushkonjave mund të shkaktojnë dhimbje koke apo të muskujve, enjte dhe skuqje të lëkurës.

Ato përbëjnë rrezik të madh për të sapolindurit dhe të moshuarit. Maria Guiomar Lopes tregon se nëna dhe vajza e saj janë të prekura nga një lloj virusi i bartur nga mushkonjat.

“Unë nuk u infektova dhe as babai im. Por nëna dhe vajza ime u prekën nga virusi si dhe shumë fqinjë. Unë nuk u preka dhe mendoj se kurthi i mushkonjave është efektiv.”

Grupi i hulumtuesve mori miratimin për një patentë botërore dhe aktualisht po punon me industrinë lokale për prodhimin e kurthit.

Ndërsa mushkonja Aedes është një insekt tropikal, klimat më të ngrohta nënkuptojnë se së shpejti kjo mushkonjë mund të përhapet edhe në zona të tjera që më përpara kanë qënë të paarritshme.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)