20 Prill 2024

Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK

Prishtinë, 16 korrik - Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen  menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti  nuk është emergjent.

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive  nga janari  i vitit 2018, ka shënuar rezultate  të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim).
 
Në javën e kaluar janë realizuar  dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut( qarje a murit  të aortës).

Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intenzive, në repart dhe janë stabil.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)