29 Mars 2024

Grumbullohen fonde për Klinikën Pediatrike në QKUK

Prishtinë, 16 dhjetor  -  Dje në Hotel Emerald në Prishtinë u mbajt Gala mbrëmja me moton:  ‘Rotary Cares” (Rotary kujdeset) Qëllimi i kësaj ngjarje ishte grumbullimi i fondeve për të ndihmuar Klinikën Pediatrike në QKUK, me blerjen e dollapeve dhe komodinave për fëmijët dhe nënat.

Shuma e mbledhur në këtë mbrëmje arriti shifrën mbi 20 mijë euro të cilat u grumbulluan nga donacionet që dhanë  kompani të ndryshme  dhe nga shitja e fustaneve.

Më saktësisht donacione në të holla u dhanë në vlerë prej 8830 euro, donacione me produkte në vlerë 1500 euro, nga shitja e fustaneve arriti vlera 6850 euro dhe nga blerja e tavolinave nga kompanitë e ndryshme janë grumbulluar 2 500 euro.

Shpresa Perolli,  kryetare e RC Prishtina, falënderoi të gjithë ata që e mundësuan organizimin e një mbrëmje të tillë. Ajo gjtihashtu beri një përshkrim të shkurtër për klubin dhe aktivitetet e klubit në të kaluarën.

Nderkaq Fatmir Podrimaj i cili eshte një ndër themeluesit e klubit, deklaroi se “Ne si Klubi më i mirë Rotary i shpallur nga Distrikti këtë vit, në mesin e më se 140 klubeve  në Greqinë Veriore, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, edhe këtë mbrëmje së bashku me ju do të përpiqemi që të grumbullojmë sa më shumë mjete, në mënyrë që fëmijëve të kësaj klinike t’u ndihmojmë në kompletimin e dhomave me orendi të ndryshme e gjëra të tjera”.

Kreacionet e tyre i dhuruan disejnatorët më të mirë në Kosovë: Krenare Rugova, Valdrin Sahiti, Njomza Luci, Venera Mustafa, Mena Com, Vjollca Llapashtica dhe Xheraldina Rexhepi. Këto kreacione u shitën ne nje ankand te moderuar nga Z. Fatmir Spahiu, dhe të hollat u dhuruan për fondin e Klinikës Pediatrike.


Këtë Gala mbrëmje e sponsorizuan:
Qumështi Vita, Hotel Emerald, Gekos, N.T.SH. Bardha ,Marigona Residence, HIB – Petrol, PR Solutions, Ferronikeli, American School of Kosova (ASK) , Altupharma, Exclusive Group, Meridian Corporation, Kosova Motors, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), Rotary Club Peja, Rotary Club Prishtina International, Rotary Club Ferizaj, Raiffeisen Bank – Kosova, Banka Kombëtare Tregtare, Studio Forma dhe Telegrafi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)