20 Prill 2024

Greqi: Shtohen ritmet e infektimit me HIV

Athinë, 1 dhjetor - Zyrtarët evropianë të shëndetësisë thanë se infeksionet me virusin HIV mes përdoruesve të drogës në Greqi janë rritur me më shumë se 20 herë gjatë dy viteve të fundit, pjesërisht për shkak të mungesës së programeve të shkëmbimit të shiringave.
 
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha sot se ka regjistruar 314 raste në Greqi gjatë tetë muajve të parë të vitit 2012.

Kjo krahasohet me 208 raste për të gjithë vitin 2011 dhe jo më shumë se 15 raste në vitet 2001-2010.
 
Agjencia tha se është e paqartë se deri në çfarë mase kriza ekonomike ka kontribuar në këtë rritje, por paralajmëroi se masat shtrënguese dhe papunësia e lartë mund të çojnë në infeksione të reja nëse nuk zgjerohen programet e parandalimit.

Agjencia tha në raportin e sotëm se kostoja e parandalimit të virusit HIV do të jetë më e ulët se kostoja e trajtimit të SIDAs.
 
Raporti thotë se Greqia shpërndan rreth 45 shiringa për çdo përdorues të drogës në vit, shumë poshtë standardeve ndërkombëtare prej 200 shiringash vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)