23 Maj 2019

Gjilani përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare

Gjilan, 5 tetor – Objekti i ri i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, i cili kap shifrën e mbi 1.4 milionë eurove si bashkëfinancim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komunës,  është duke u punuar me intensitet të lartë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, janë ndar të kënaqur me dinamikën dhe kualitetin e punimeve aty.

“Kemi pasur vonesa në këtë projekt për shkak se do ta bëjmë një nënkalim që është lidhje direkte mes objektit të QKMF’së dhe Spitalit të Përgjithshëm. Lajmi i mirë është që po punohet me intensitet të lartë në këtë objekt, i cili është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, ua lehtëson punën personelit shëndetësor dhe ndikon direkt në ofrim të shërbimeve më të mira për shëndetësinë primare.  ”, ka nënvizuar Ismajli.

Nënkryetari i Gjilanit pohoi se ndërtimi i QKMF së re ka qenë zotim i kryetarit Haziri dhe përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare.

“Mund të them se po bëhet zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare në Gjilan”, ka deklaruar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)