06 Dhjetor 2022

Gjilani në përmbyllje të projektit të Spitalit të Qytetit

 Gjilan, 31 gusht - Komuna e Gjilanit gjithnjë e më shumë është duke investuar në sektorin e shëndetësisë kryesisht në infrastrukturë, objekte të reja e renovime dhe në shërbime më të shpejta pranë qytetarëve të Gjilanit.

Në këtë fazë është në përmbyllje projekti i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, apo Spitalit të Qytetit, projekt të cilin e solli për gjilanasit Imet Rrahmani, në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, i cili u jetësua me angazhimin edhe të dr. Fejzulla Berishës.

Kryetari Haziri tha se arsimi dhe shëndetësia janë prioritete të pandashme dhe për këtë arsye me këtë objekt do të ndikohet në rritjen e shërbimeve shëndetësore dhe njëkohësisht shkarkimin e Spitalit të Përgjithshëm.

“Bëhet fjalë për 5 mijë metra katror, një objekt që do të jetë funksional dhe me një numër shumë të madh të shërbimeve. Është objekt i ri i ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës dhe me mbështetjen e ministrave Imet Rrahmani dhe Armend Zemaj, të cilët i falënderoj që e kanë mbështetur projektin e Komunës së Gjilanit për rritje të efikasitetit, shërbimeve dhe hapësirës në sektorin primar të shëndetësisë. Krahas këtij projekti, e kemi ndërtuar Ambullantën në Llashticë, sikurse edhe në të gjitha ambulantat tjera është bërë investimi në infrastrukturë dhe renovime të domosdoshme”, ka theksuar kryetari Haziri.

Më tej ai ka thënë se në bazë të programit dhe kërkesave të mjekëve, por edhe këshillave të fshatrave, investimet do të zgjerohen, sepse shëndeti i përgjithshëm dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë pranë qytetarit dhe në shtëpi kur kërkohet nevoja.

“Shërbimet shëndetësore në shtëpi, shërbimet e stomatologjisë, laboratorit, vaksinimi, pediatria, kontrollat e përgjithshme etj., duke i shtuar edhe kujdesin e vazhdueshëm për pacientët në këtë fazë të përballjes me pandeminë, e vendosin mjekun e nivelit primar të shëndetësisë në një gardian të shëndetit të përgjithshëm publik. Prandaj prioriteti i shëndetësisë dhe arsimit janë të pandashëm sepse njëra pa tjetrën nuk kanë kuptim”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët dhe stafin tjetër, që japin shërbimet e tyre në shëndetësinë primare, në 22 qendra si në Qendren Kryesore te Mjekesise Familjare, në “Ramiz Cërrnicë”, në “Dardani”, në "Dheun i Bardhë", në "Arbëri", "28 Nëntori", në Dobërqan, Pogragjë, Malishevë, Zhegër, Bresalc, Përlepnicë, Cërrnicë, Verbicë e Zhegocit, Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm, Llashticë, Uglarë, Shurdhan, Kishnapole dhe dy në vendbanimet serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)