18 Prill 2024

Gjilani ka aktualisht 37 raste aktive me COVID-19, kryetari Haziri apelon për kujdes

Gjilan, 2 gusht - Në Gjilan aktualisht janë 37 raste aktive me COVID-19, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Ai ka njoftuar, po ashtu, se pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, ndërkohë që ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, ngase siç tha, virusi është akoma në mesin tonë.

Kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që të vaksionohen, si e vetmja mënyrë e mbrojtjes kundër këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22100 testime, 6574 kanë rezultuar pozitivë, 6399 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 5 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 18916 persona janë vaksinuar, ndërkaq 20 mostra janë në pritje për rezultat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)