26 Prill 2024

Gashi viziton Federatën e Sindikatës së Shendetësisë së Kosovës

Prishtinë, 23 janar - Kryetari I Demokracisë Sociale  të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Mirsim Beqiri, dhe dy anëtaret e kryesisë; Arsim Blaku dhe Saranda Mollopolci, kanë vizituar të mërkurën Federatën e Sindikatës së Shendetësisë së Kosovës (FSSHK), ku janë pritur nga kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla dhe nga nënkryetari Xhemajl Selmani.

Gjatë këtij takimi, kryetari i DSK-së, Begzad Gashi ka folur për gjendjen e rendë, e cila po mbretëron në shendetësinë e Kosovës dhe për programin që ka DSK-ja për këtë sektor.

Kryetari Gashi ka thënë se DSK ka një program shumë parimor sa i përket ngritjes së nivelit të shendetësisë, veçanerisht për përsonelin mjekësor, ashtu si praktikohet me ligj edhe në shtetin e Gjermanisë.

Kryetari Gashi po ashtu, ka thënë se DSK-ja edhe nga roli i sotëm në skenën politike do të jap kontributin e saj në zhvillimin e sektorit të shendetësisë në Kosovë.

“Kontributin tonë do ta japim edhe më shumë kur DSK-ja do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, parlamentit të Kosovës. Ne këtë program që kemi për sektorin e shendetësisë do ta zbatojmë shumë me fuqishëm me ardhjen e DSK-së në pushtet”, ka thënë kryetari Gashi.

Ndërkohë, në anën tjetër kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka thënë se janë shumë të nderuar që një subjekt politik si DSK-ja ka ofruar mbështetje me programin e saj në zhvillimin e sektorit të shendetësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)