25 Prill 2024

FSSHC-ja nuk është pjesë e grevave të shërbyesve civilë

Prishtinë, 29 janar - Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) nuk është pjesë e grevave të thirrura nga sindikatat tjera, që përfaqësojnë një pjesë të shërbyesve civilë.

Hajrullah Hoxha, kryetar i FSSHC ka deklaruar se me kohë ka analizuar çështjet që i prek drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe ka paraqitur dhe kemi dhënë rekomandimet te mekanizmat institucionalë, respektivisht te Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

"Nga këto takime kemi marrë premtime nga përfaqësues të qeverisë dhe të komisionit parlamentar dhekemi arritur mirëkuptim së bashku edhe me dy sindikatat tjera të shërbyesve civilë, që të rregullohet edhe koeficienti bazë për shërbyesit civilë për ta ranguar koeficientin e pagës për 0.20", thekson Hoxha.

Kjo rritje simbolike sipas tij nuk është e kënaqshme, por në bazë të rrethanave aktuale do të jetë e pranueshme, duke synuar përmirësimin në bazw të ligjit gjendjen sociale dhe financiare  më të cilën gjenden nëpunësit civilë.

"Në bazë të gjitha zhvillimet aktuale në Kosovë, e konkretisht gjendjen aktuale të shërbyesve civilë kërkojmë që të rregullohet sipas standardeve dhe normave ligjore çështja e pagave për të gjithë të  punësuarit në institucione."

"Edhe pak ditë kanë mbetur që Projektligji i Pagave do të dalë për herë të dytë në diskutim në Kuvendin e Kosovës dhe ne do të jemi në pritje për të parë se a do të  përfshihen kërkesat tona."

"Ne paralajmërojmë se nëse nuk merren parasysh kërkesat dhe premtimet e dhëna nga organet vendimmarrëse,  ne do t’i ndërmarrim të gjitha mjetet sindikale (grevat dhe protestat) për t’i realizuar të drejtat të shërbyesve civilë, sepse asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar të drejtën legjitime", pohon Hoxha.

FSSHC-ja ka qasjen e vet të trajtimit të të drejtave të shërbyesve civilë, duke u bazuar çdo herë  në normat ligjore aktuale në Kosovë dhe njëkohësisht kërkon nga institucionet vendimmarrëse që t’i trajtojnë dinjitetshëm kerkesat e sherbyesve civilë në raport me të gjithë të punesuarit nëpër institucionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)