24 Prill 2024

FSK-ja mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Prishtinë, 20 qershor - Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut  sot në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut.

 Java e dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar të henën dhe do të përfundojë nesër.

Për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, gjatë kësaj jave  do të jetë në fokus edhe falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut të cilët me dhurimin e gjakut të tyre shpëtojnë jetë çdo ditë.

Këtij aksioni vullnetar iu bashkuan shumë pjesëtarë të FSK-së, qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit, por edhe grupe të organizuara që me vullnetin e mirë i ishin përgjigjur këtij aksioni

FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me mjete logjistike.

Në sheshin ,,Nënë Tereza” ka ngritur një tendë për të gjithë vullnetarët që dhurojnë gjak.

Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak.

Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)