28 Mars 2024

Fondacionet për Shoqëri të Hapur zotojnë 1.5 milion $ për teste të COVID-19

Prishtinë, 2 shtator - Fondacionet për Shoqëri të Hapur njoftuan sot se planifikojnë të dhurojnë 1,500,000 dollarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale— një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500 teste në ditë.

“Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendës kryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. “Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë.”

Ky grant i njëhershëm emergjent është pjesë e angazhimit më të gjerë të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehtësuar efektet e pandemisë.

Në prill, Fondacionet premtuan një investim prej 130 milion dollarësh për të luftuar shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Vetëm në Kosovë, Fondacioni ka shpenzuar rreth 600,000 dollarë për të ndihmuar komunitetet e ndjeshme, punëtoret jo-formalë dhe mediat e pavarura.

“Pandemia i ka zbuluar pikat e ndjeshme të sistemit tonë të shëndetit public dhe ka dërmuar ekonominë tonë,” deklaroi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

“Ne shpresojmë se rritja e kapaciteteve testuese do të ndihmojë institucionet e Kosovës në menagjimin e krizës shëndetësore dhe do të kontribuojë në hapjen e sigurtë të ekonomisë.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)