29 Mars 2024

Fillon simpoziumi i 10-të ndërkombëtar i shkencave shëndetësore

Prishtinë, 13 shtator - Sot në Prishtinë do të mbahet Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar me radhë i shkencave shëndetësore.

Simpoziumi është një ngjarje vjetore që ngërthen në vete një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore.

Qëllimi i këtij Simpoziumi është integrimi i mëtejshëm i komponentëve përkatës teorik me ata praktik.

Në veçanti, Simpoziumi shërben si platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative dhe të bazuara në fakte mbi çështjet të ndryshme që mbizotërojnë në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit.

Ajo që e veçon këtë simpozium nga çdo event tjetër është mbledhja e akademikëve shkencorë nga e gjithë bota të cilët vijnë enkas për të trajtuar problemet aktuale në sektorin e shëndetësisë duke ofruar analiza të hollësishme mbi hulumtime primare dhe praktika të suksesshme.

Disa nga temat që do të trajtohen në këtë simpozium janë: Menaxhimi i cilësisë totale në organizatën e shoqërisë civile: Shembulli i shoqatës së menaxherëve shëndetësor mesdhetar, Një hulumtim cilësor mbi pikëpamjet e ‘glass ceiling syndrome’ të grave menaxhere në industrinë e kujdesit shëndetësor, Ndikimi i sistemeve shëndetësore në Kosovë në elementet dhe proceset e menaxhimit të cilësisë, Intervenimi i hershëm në çrregullimet e spektrit të autizmit, përgaditja e prindërve, kuadrit mjekësor dhe arsimor, Menaxhimi i frikes dhe ankthit te fëmijët në stomatologji, e shumë tema të tjera.

Gjithashtu, do te trajtohen edhe tema të punuara mbi hulumtimet primre të realizuara në Kosovë nga projekti SOCRE.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë edukimin në rehabilitimin shoqëror në përputhje me procesin e Bolonjës.

 Ky simpozium, me tematikat që do t’i adresoj dhe me akedemikët që do t’i mbledhë, e vë Kosovën në qendër të vëmendjes së temave shkencore ndërkombëtare që do t’i ndihmojnë Kosovës në arritjen e ekspertizës së niveleve të larta në pedagogji dhe rehabilitim modern.

Aspekti inovativ dhe unik i këtij simpoziumi qëndron edhe mbi bashkë-dyzimin e tij me një ndër projektet ndërkombetare më inovative të realizuara në Kosovë, në të cilin Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe MASHT, kanë luajtur rol kyq.

Projekti me titull SOCRE apo Zhvillimi i Rehabilitimit Social përmes Edukimit, ka bashkuar për tri vitet e fundit Kolegjin Heimerer me universitete partner nga Finlanda, Portugalia, Belgjika, Holanda dhe Rusia, falë grantit të ofruar nga BE përmes Programit ERASMUS+.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)