28 Mars 2024

Fillon fushata për mbështetje të shëndetit mendor

Prishtinë, 21 tetor - Profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Departamentit të Psikologjisë, me mbështjen e Programit te Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Zyren e vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) në Kosovë lansuan fushatën “Fol me mu për shëndetin mendor” e cila synon t’ju ofroj mbështetje nga kjo fushë qytetarëve tanë. Fokusi i fushatës është ofrimi i këshillave, kujdesit, resurseve, dhe edukimit për mirëqenien e njerëzve të ndikuar përgjatë pandemisë së COVID-19.

 Duke qenë se shqetësimet e qytetarëve janë rritur ndjeshëm, posaçërisht stresi, ankthi, ndjenja e izolimit, mungesa e socializimit, dhe mirëqenia e përgjithshme, profesorët dhe studentët e departamentit të psikologjisë në UP kanë vlerësuar që ka shumë hapësirë për ndihmë dhe mbështetje ndaj personave të prekur nga këto pasoja, si dhe parandalimin që këto probleme dhe brenga të shkaktuara nga pandemia të mos bëhen edhe më serioze.

 “Të gjithë jemi prekur nga COVID-19 në një formë apo tjetrën; qoftë përmes infektimit direkt, qëndrimit në shtëpi, jetës larg familjes dhe miqve apo pasigurisë që na është krijuar për mirëqenie, punë apo edukim. Prandaj, e kemi vlerësuar që një fushatë si kjo që po e fillojmë tani, është e domosdoshme për t’u dalë në ndihmë kujtdo që është prekur dhe ka nevojë për ndihmën tonë” tha me këtë rast Aliriza Arënliu, Drejtor i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

 Fushata “Fol me mu për shëndetin mendor” përfshin një seri të uebinarëve me tema të shumta psiko-edukuese të ofruara nga profesorë të psikologjisë, si burime të konfirmuara për edukimin e njerëzve që kanë brenga të ndryshme rreth shëndetit mendor, një linjë telefonike për ndihmë që është në dispozicion falas 24/7, uebfaqe e dedikuar për këshilla dhe resurse, si dhe një seri të videove informative për tejkalimin e problemeve të mundshme që lidhen me shëndetin mendor.

 Në https://shendetimendor.uni-pr.edu/  qytetarët do të mund të marrin këshilla për përmirësimn e shëndetit mendor, apo të mësojnë per aktivitetet  rreth tejkalimit të problemeve me stresin, gjumin, frymëmarrjen, mendimet negative apo të ngjashme.

 Kjo fushatë  u financua nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në tejkalimin e krizës shëndetësore dhe zhvillimore të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)