04 Mars 2021

Filloi aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

Prishtinë, 25 janar - Në Ministrinë e Mbrojtjes sot filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, për vitin 2021, i cili aksion do të vazhdojë të realizohet për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Qendra Mjekësore e FSK-së së bashku me Regjimentin Mjekësor dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Dhurimi vullnetar i gjakut në këtë kohë është më se i nevojshëm, duke parë nevojat e përditshme për gjak të QKTGJK, por edhe mjaft sfiduese për shkak të gjendjes së vazhdueshme me  pandeminë Covid-19.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar që përmes dhurimit vullnetar të gjakut të gjendet sa më afër qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë, atyre që, më së shumti ju nevojitet gjaku në këtë situatë pandemie.   

Në ditën e parë, aksionit vullnetar i janë përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Dhurimi vullnetar i gjakut, në kuadër të FSK-së, tashmë është bërë traditë, me moton; „një pikë gjak për shpëtimin e një jete“.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)