19 Prill 2024

Federata Sindikale e Shëndetësisë kërkojn kategorizimin e pagave të mjekëve

Prishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e saj. Në takim ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kryeministri Haradinaj nga përfaqësuesit e FSSHK-së u njoftua me të arriturat e sektorit të shëndetësisë, por edhe për sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Përfaqësuesit e sindikatës e njoftuan Kryeministrin për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të mjekëve.

Kryeministri Haradinaj u zotua në angazhimin e Qeverisë për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësorë, ashtu siç e kanë tashmë të rregulluar edhe vendet e rajonit.

“Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria do të jetë e përkushtuar që këtë ligj ta procedojë sa më parë. Kategorizimi nënkupton edhe rritjen e pagave për mjekët”, tha kryeministri Haradinaj.

Sindikalistët shëndetësorë u dakorduan që bashkë me ekspertë nga Ministria e Administratës Publike, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave të finalizojnë punën për Ligjin e pagave, në mënyrë që kërkesat e tyre, të zbatohen sa më parë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)