18 Gusht 2022

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i bashkohet BSPK-së

Prishtinë, 27 maj – Sot, e premte, më 27 maj 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, priti në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave së Shëndetësisë të Kosovës, Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së, Dr. Naim Sahitin dhe Nënkryetarin e FSSHK-së, Mr. Sc. Blerim Delijajn.

Qëllimi i takimit ishte bashkimi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Në Takim u pajtuan plotësisht që nga sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të jetë pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tash ka në gjirin e saj edhe një Federatë të rëndësishme Sindikale e cila do të jetë krah i fuqishëm dhe zë i arsyeshëm për adresimin e kërkesave drejt realizimit të të drejtave të punësuarve në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)