28 Mars 2024

Euromedi ofron shërbime falas për qytetarët e veriut

Mitrovicë, 12 nëntor - Spitali “Euromed” me seli në Fushë Kosovë do të ofroj shërbime falas për pacientët e veriut të Mitrovicës. 

Për këtë të hënën u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi nga përfaqësuesi i spitalit “Euromed” , Habib Jakupi, dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri.

Të dy palët e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë  të qytetarëve të veriut. Përfaqësuesi i spitalit “Euromed” , Habib Jakupi, tha se janë të kënaqur që sadpo pak mund t’u ndihmojnë këtë qytetarëve që janë duke jetuar në gjendje të rëndë.

Ai tha se shërbimet mjekësore do të ofrohen për të gjithë qytetarët e veriut pa dallim etnik. “Do të ofrojmë për gjashtë muaj shërbime falas nga radiologjia, ekzaminime në rentgen, në tomografi të kompjuterizuar, rezonancë, mamografi, terapi invasive me ndihmën e CT-së”. 

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, falënderoi drejtuesit e “Euromedit” për ndihëm që kanë ofruar për qytetarët e veriut. “Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojnë këta banorë, është tepër me rëndësi solidarizimi prej të gjithë atyre që mund t’u ndihmojnë në të gjitha fushat”. 

Ai sqaroi se  në bazë të marrëveshjes, listën e pacientëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar në “Euromed” do ta kryejnë strukturat përkatëse komunale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)