17 Shkurt 2020

Epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh

Gjenevë, 25 janar - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 800, me të paktën 26 vdekje në Kinë, ndërsa disa ekspertë shqetësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh.

Infektime të reja u njoftuan në Singapor dhe Vietnam, ndërsa virusi është konstatuar tashmë në Japoni, Tajvan, Kore të Jugut, Tailandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton Zëri i Amerikës korona-virusi e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan, ku autoritetet po marrin masa të rrepta në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Qyteti kinez Wuhan, me një popullsi 11 milionë banorë, është nën karantinë dhe në epiqendër të vëmendjes për epideminë e korona-virusit.

Pamjet e filmuara me celular tregojnë policinë të mobilizuar në mbarë qytetin. Masat e sigurisë po vendosen në të gjithë provincën Hubei, ndërsa është shtuar numri i rasteve gjatë ditëve të fundit.

Banorët që planifikojnë të udhëtojnë këtë fundjavë për festimet e Vitit të Ri Hënor, po kthehen mbrapsht. Transporti publik brenda dhe jashtë qytetit është ndërprerë.

Në aeroportin e Pekinit, udhëtarët po marrin masa.

“Jam vërtet e shqetësuar. Kam frikë mos bëhet si SARS-i. Prandaj po mbajmë maska”, thotë Cindy Chen, e cila po udhëton për në Nanning.

Televizioni shtetëror kinez tregoi pamje të punonjësve të shëndetësisë që kontrollojnë pasagjerët në aeroporte në mbarë vendin. Personat me temperaturë të lartë vendosën në karantinë. Zëri i Amerikës nuk pati mundësinë të verifikojë pamjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk shpalli të enjten Emergjencën e Shëndetit Publik, e cila do ta përcaktonte virusin në të njëjtin nivel me epideminë e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

“Është sigurisht një emergjencë në Kinë. Por, ende nuk është bërë një emergjencë globale e shëndetit. Mund të bëhet në të ardhmen”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së planifikon të mblidhet sërish pas 10 ditësh.

Ekspertët thonë se korona-virusi nuk është ende një epidemi aq serioze si ato në të kaluarën, si p.sh. epidemia e SARS-it në vitin 2003, e cila shkaktoi rreth 800 viktima.

“Është më i përafërti me SARS-in. Prandaj duhet konsideruar si diçka që mund të bëhet tepër e rrezikshme. Sidoqoftë, numri i viktimave në proporcion me njerëzit e infektuar është shumë më i ulët se nga virusi SARS”, thotë dr. Derek Gatherer, virolog në Universitetin Lancaster.

Virusi mendohet ta ketë origjinën tek kafshët e egra që shiten ilegalisht në tregun e prodhimeve të detit në qytetin Wuhan.

“Është e rëndësishme që kinezëve t’u jepet e gjithë mbështetja e nevojshme për ta vendosur nën kontroll situatën në Wuhan; që të gjurmojnë të gjitha rastet e infektuara dhe të futen në karantinë, si dhe të testohen për virusin të gjithë personat që kanë simptoma respiratore në Wuhan”, thotë dr. Gatherer.

Në mbarë botën, autoritetet po shtojnë kontrollin e udhëtarëve. Ekspertët thonë se frika më e madhe është për transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu jashtë territorit të Kinës, gjë që mund të sillte fillimin e një epidemie globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2020 - Në 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit nga në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. (Oborri i qeverisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritjen e mysafirëve për ndër të pavrësisë. (Zyra e Kryetarit Latifit, ora 8:00)

- Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së, bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial i Jasharajve, ora 8:30)

- Udhëheqës të Komunës së Skenderajt bëjnë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Rahovecit. (Rahovec, ora 09:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari.
(Prekaz, ora 9:10)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 9:30)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Memorial i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, ora 9:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në 12 vjetorin e Pavrësisë. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani  vendosin kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne nën kujdesin e Znj.Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Objekti i Muzeut, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut . (Istog, ora 12:00)

- Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)

- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesw nw prezantimin e Obeliskut Newborn me pamje të re. (Newborni tw Pallati i Rinisw, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon manifestimin qendror pë Pavarësinë. (Sheshi Adem Jashari në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon program qendror festiv. (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec, ora 13:00)
 
- Komuna e Istogut organizon programi festiv me këngë e valle për pavarësi. (Para Qendrës Kulturore në Istog, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon turnir në futboll të vogël të quajtur 'Kupa e Pavarësisë'. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon finalen e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit. (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit mban akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Organizohet pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës. (Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00)

- Kosovafilmi organizon Javen e filmit shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, ora 19:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)