31 Maj 2020

Emergjenca me numër rekord të pacientëve

Prishtinë, 24 prill – Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe në Emergjencë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë.

Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave.

Numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK është rritur, pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë, për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)