23 Prill 2024

Ekspertë nga Gjeneva ligjërojnë për sigurinë e pacientëve

Prshtinë, 2 tetor - Një ekip i ekspertëve  nga Qendra Klinike Universitare e Gjenevës (HUG) po mbajnë trajnime  dhe ligjërata për mjekë dhe infermierë  të  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të konferencës  “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve”

Gjatë  shkëmbimit të eksperiencave me kolegë nga Kosova, ky ekip nga Gjeneva, theksoi rolin që ka kujdesi për pacientët, duke cekur edhe pengesat eventual në këtë praktikë bashkëpunuese që mund të shkaktojnë vonesa në mjekimin dhe kurimin e pacientëve  dhe që mund të rrezikojnë sigurinë e tij.

Qëllimi i kësaj konference është për të përmirësuar sigurinë e pacientëve përmes praktikës bashkëpunuese midis mjekëve dhe infermierëve.

Poashtu, në këtë konferencë u tha se përmirësimi i sigurisë së pacientit është një nxitës i fortë për ndryshim, veçanërisht për të parandaluar ose shmangur ngjarjet anësore.

Gjatë  konferencës do të flitet edhe për komunikimin i cili  përfshinë në mbi dy të tretat e ngjarjeve anësore të parandalueshme në kujdesin ndaj pacientit.

Në grupe më të vogla, kjo seancë ndërvepruese do të përqendrohet jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën dhe qëllimin e komunikimit. Ne gjithashtu do të diskutojmë aftësitë e udhëheqjes për të ndihmuar në menaxhimin e ekipeve dhe për të koordinuar kujdesin e pacientëve.

Rëndësi e veçantë do të ju kushtohet edhe protokolleve që  udhëzojnë kujdesin e pacientit duke siguruar një proces të strukturuar. Duke përdorur shembuj për menaxhimin e dhimbjes dhe/ ose administrimin e hipoglikemisë, kjo seancë në grupe të vogla do të ofrojë mundësi për të ilustruar si një protokoll mund të mbështesë bashkëpunimin ndërprofesional.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)