18 Shkurt 2019

Ekipi i mjekëve nga Australia dhe Kosova po operojnë 27 fëmijë

Prishtinë 4 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 30 qershor deri me 7 korrik në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK,  po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia. 

Në vazhdën e  vizitës së radhës nga  profesorët  nga Australia  dhe ekipi i mjekëve nga Kirurgjia e Fëmijëve,  në udhëheqjen e Prof. Dr Nexhmi Hysenit, janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.
 
Pas vizitave mjekësore,  janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik  7 fëmijë, deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione.
 
Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës,  deri në orët e vona të natës,   në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.  
 
Duke ju falënderuar prof. Pady  Dewanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind  Cuts for Kids  dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë,  është  shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000, Euro.
 
Bashkëpunimi i ngushtë i këtij lloji me prof nga Australia  ka nisur nga viti  2010 dhe ka dhënë  rezultate të shkëlqyeshme post- operative duke pasur një rëndësi te madhe edhe në edukimin profesionalë të vazhdueshëm të mjekëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)