24 Prill 2024

Edhe 31 të infektuar me koronavirus dhe 5 të shëruar në Kosovë

Prishtinë, 17 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot me koronavirus, pozitiv janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste.

"Sot më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste", thekson IKSHPK.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .

Po sot sipas IKSHPK janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84).

Githashtu sot nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.223.240 raste të COVID-19 dhe 152.328 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)