08 Shkurt 2023

Dy dozat e Pfizerit sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron

Johanesburg, 15 dhjetor - Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut përfundimet e të cilit u publikuan sot, vaksinimi me dy doza të Pfizer-it siguron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit nga varianti Omicron i koronavirusit, por mbrojtja kundër rasteve që kërkojnë shtrim në spital ishte 70% .

Analiza e parë në shkallë të gjerë për efektivitetin e vaksinës në rajonin ku u zbulua varianti i ri, mbështet atë që dihej paraprakisht - se Omicroni është më lehtësisht i transmetueshëm dhe se vaksina Pfizer nuk është aq efektive në mbrojtjen kundër infeksionit sa ishte kundër variantit Delta.

Analiza u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit COVID-19, 41% nga të rritur që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Studimi u krye nga Discovery Health, kompania më e madhe e siguracionit shëndetësor privat në Afrikën e Jugut dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut.

Studimi filloi që në javët e para të nëntorit kur u zbulua varianti Omicron nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana. Studiuesit theksuan se gjetjet janë paraprake dhe jo të rishikuara nga kolegët.

Rezultati tregon se individët e vaksinuar që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer kanë 33% mbrojtje kundër infeksionit nga Omicron, në krahasim me ata që ishin të pavaksinuar.

Kjo përbën një rënie të konsiderueshme nga mbrojtja prej 80% që kishte vaksina ndaj variantit të mëparshëm, ndoshta për shkak të aktivizimit më të ulët të antitrupave, pas mutacioneve të proteinave në variantin Omicron.

"Ajo që është shumë inkurajuese është fakti se efektiviteti i vaksinës me dy doza të Pfizer-it qëndron 70 për qind ndaj komplikimeve të rënda me variantin Omicron, të cilat ne i masim me shtrimet në spital" tha shefi ekzekutiv i kompanisë Discovery Health Dr. Ryan Noach.

Kjo mbrojtje kundër shtrimit në spital është reduktuar nga niveli 93% që kishte vaksina ndaj variantit Delta.

Studimi tregon se mbrojtja ndaj shtrimit në spital mbetet e njëjtë tek të gjitha moshat, te personat nga 18 deri në 79 vjeç, me nivele pak më të ulëta mbrojtjeje për personat e moshuar, 67% për moshat 60 deri në 69 vjeç dhe 60% për personat e moshës 70 deri në 79 vjeç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)