28 Mars 2024

Droga dhe alkooli ulin rendimentin seksual për vite të tëra

Madrid 18 janar - Meshkujt të cilët përdorin drogë apo që konsumojnë pasivisht alkool ka shumë mundësi që të kenë probleme në dhomë ne gjumit – edhe disa vite pasi heqin dorë nga këto vese.

Një kërkim i ri ka rrëzuar mendimin e mëparshëm se trupi rikuperohet brenda pak javëve. Ky është një shqetësim i ri për ata meshkuj të cilët marrin substanca të ndaluara apo që konsumojnë shumë alkool.

Kërkuesit kanë marrë në studim 550 meshkuj që konsumonin alkool dhe drogë (kokainë ose heroinë) por që nuk ishin të varur dhe 356 meshkuj të tjerë që nuk marrin drogë dhe nuk konsumojnë shumë alkool.

Kërkuesit nga Universiteti i Granadës në Spanjë dhe Santo Tomas në Kolumbi veçuan katër zona të performancës seksuale: dëshirat, kënaqësia, zgjimi dhe orgazma.

Ata zbuluan se personat që merrnin drogë ishin qartësisht të paaftë në krahasim me të tjerët që nuk merrnin drogë. Ndërsa u zbulua se alkooli ndikon tek ereksioni ndërsa ata që merrnin drogë dhe konsumonin alkol kishin probleme me arritjen e orgazmës.

Por nga ana tjetër zbuluan se ata që marrin kokainë kanë dëshirë të lartë seksuale pas marrjes së drogës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)