24 Prill 2024

Dorëzohet ‘Amoxicilini’ në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren

Prizren, 22 shkurt - Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren u bë dorëzimi i medikamentit Amoxicilin, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sot, në Prizren u dorëzua një sasi prej 4,588 kuti të medikamentit në formë donacioni, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojat e QKMF-së deri në vitin 2020. 

Amoxicillin është lloj antibiotiku i cili përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve bakteriale. Ky medikament në formë të kapsulave mund të përdoret për infeksione të ndryshme si për fyt, pneumoni, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urinar dhe shumë lloje të tjera të infeksioneve.

“Bashkëpunimi me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’ po vazhdon të mbuloj nevojat e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Jemi të lumtur se po fillojmë 2019 mbarë, duke furnizuar Qendrën në Prizren me medikamete të cilat do të ndihmojnë në përmisimin e shërbimeve shëndetësore” theksoi Ariana Radoniqi, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja Amoxicilinit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)