20 Prill 2024

Dorëzohen pajisje për kujdesin shëndetësor për Komunën e Lipjanit

Prishtinë, 13 mars - Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan mbahet ceremonia e dorëzimit të setit të fundit të pajisjeve bazike për Kujdesin Parësor Shëndetësor për Komunën e Lipjanit , të ofruar nga projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). 

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, zyrtarë të tjerë shëndetësor si dhe autoritetet lokale të Komunës së Lipjanit.

Pajisjet përfshijnë 15 artikuj bazik si peshore, pajisje për matjen e tensionit të gjakut dhe pajisje për operime të vogla dhe këta 15 artikuj tani janë shpërndarë në më shumë se 80 qendra të KPSH-së në 12 komuna që mbështeten nga projekti (Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, Graçanicë, Junik, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Skenderaj dhe Vushtrri).

Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit pranoi setin e fundit të pajisjeve bazike për Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) të ofruar nga projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Pajisjet përfshijnë 15 artikuj bazik si peshore, pajisje për matjen e tensionit të gjakut dhe pajisje për operime të vogla dhe këta 15 artikuj tani janë shpërndarë në më shumë se 80 qendra të KPSH-së në 12 komuna që mbështeten nga projekti (Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, Graçanicë, Junik, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Skenderaj dhe Vushtrri).

Përveç kësaj, projekti iu ka ofruar Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në këto komuna pajisje më të specializuara, duke përfshirëmonitorin e zemrës dhe analizatorin e HbA1c,qëështë njëaparaturëe cila përdoret për matjen e nivelit të glukozës në gjak të pacientit – një test i rëndësishëm për të zbuluar nëse pacienti ka diabet apo jo, apo nëse pacienti me diabet po merr trajtimin më efikas.

Gjatë 2017-së një numër i mjekëve të KPSH formuan një grup të ekspertëve për të punuar me ekipin e projektit dhe ekspertin ndërkombëtar gjatë procesit të prokurimit për të siguruar cilësinë e artikujve dhe kostoja e përgjithshme e pajisjeve është më shumë se  €400,000.

Dr. Agim Krasniqi, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Lipjanit thekson: “Kam qenë anëtar i grupit të ekspertëve dhe jam shumë i lumtur që sot mund të festojmë shpërndarjen e këtyre pajisjeve esenciale në të gjitha 81 qendrat që mbështeten nga projekti i AQH-së”.

Pajisjet do të ndihmojnë mjekët tanë familjar në ofrimin e shërbimevetë një cilësie më të mirë për pacientët dhe tani për herë të parë në Kosovë mjekët në këto 12 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare do të jenë në gjendje të kryejnë testimine HbA1c, i cili është hetimi më efikas për diagnostifikimin dhe menaxhimin e diabetit”.

Ne gjithashtu do të jemi në gjendje të bëjmë ekzaminimin e zemrës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nëse është e nevojshme në mënyrë që ne nuk duhet të dërgojmë pacientin në spital për këtë ekzaminim dhe glukometri jo invaziv do të përdoret për të testuar nivelin eglukozës së gjakut të pacientëve pa pasur nevojë që të merret mostra e gjakut”.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)