18 Shkurt 2019

Dogana kap barna të fshehura në pajisjet për mobile me vlerë afër 10.000 euro

 Prishtinë 16 maj - Dogana e Kosovës ka njfotuar se oficerët doganor gjatë kontrollit të dërgesave në import më saktësisht të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave (medikamente).

Gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobilje janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilje janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave si në vijim:

1. Zespera 10 mg 1/14 = 608 cope;
2. Galvus Met 50mg/1000 mg 1/10 = 42 cope;
3. Elocon (krem) 30 gr 0.1 % = 47 cope;
4. Travazol 15 gr (krem) = 312 cope;
5. Ovul 1/7 = 30 cope;
6. Coronis 6.25 mg 1/14 = 200 cope;
7. Cyclo – Pogynova 1/21 = 160 cope;
8. Atarax 25 mg 1/10 = 60 cope;
9. Oksamen 20 mg 1/10 = 29 cope;
10. Cosadex 50 mg 1/14 = 20 cope;
11. Comadin 5 mg 1/14 = 44 cope;
12. Singulair 4 mg 1/14 = 47 cope;
13. Etol 400 mg 1/14 = 68 cope;
14. Aldaxtone-A 25 mg 1/10 = 183 cope;
15. Aerius 5 mg 1/10 = 90 cope;
16. Leponex 25 mg 1/10 = 75 cope.

Vlera preliminare e produkteve të gjetura është afër 10.000 euro me këtë rast për shkak se importuesi ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është inicuar proces për kundërvajtje gjithashtu rasit ka vazhduar për hetime të mëtejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)