07 Gusht 2020

Diskutohet roli i punonjësve shëndetësorë në përmirësimin e të ushqyerit me gji

Prishtinë, 11 dhjetor - Aksion për Nëna dhe Fëmijë (AMC) organizon sot konferencën për përmirësimin e cilësisë dhe mbështetjen në të ushqyerit me gji nëpër Qëndra të Mjekisësë Familjare (QMF), e cila është duke u financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave mike në të ushqyerit me gji” në Kosovë, në bashkëpunim mes Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe AMC, sidhe me mbështetjen e një Komiteti Këshillues Kombëtar.

Konferenca do të mbledh gjithësej mbi 100 profesionistë shëndetësorë që punojnë në kujdesin antenatal dhe me foshnjat nga 0-12 muaj në pesë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare si Drenas, Ferizaj, Gjakove, Lipjan dhe Prishtinë.

Punëtoria është krijuar për të theksuar ndikimin e punonjësve shëndetësorë në ushqyerjen me gji, për të sqaruar rolin e tyre në mbështetjen e ushqyerjes me gji dhe t'i frymëzojë ata të bashkë-zhvillojnë një plan për ndryshime pozitive.

Programi përfshin ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe ka një fokus në aktivitetet bashkëpunuese.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora