23 Prill 2024

Dhurohet pajisja për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjat

Prishtinë, 1 qershor - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sot ceremoninë e dorëzimit te pajisjes mjekësore Ehosonograf në Klinikën e Neonatologjisën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pajisja Ehosonograf, e cila i ka munguar Klinikës së Neonatologjisë, mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera.

Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për herë të parë.

Donacioni për këtë pajisje është mundësuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë në koordinim me  organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)