12 Dhjetor 2018

Dhurohet makina e analizatorit të gazit në Repartin e Neonatologjisë në Gjakovë

Gjakovë, 20 nëntor - Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan makinën e analizatorti të gazit – GEM 3000 për repartin e neonatologjisë në Gjakovë- aparat ky esencial për matjen e nivelit të oksigjenit dhe dioksid karbonit tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).

 “Është kënaqësi të bëjmë dorëzimin e makinës se analizatorit të gazit në repartin e neonatologjisë në Gjakovë i cili do të përmirësojë efikasitetin dhe shërbimin e Klinikës ndaj shëndetit të foshnjeve. Jemi të lumtur që si organizatë po kemi mundësi të kontribojmë në përmisimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo Klinikë ” u shpreh Erisa Jakupi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Aksionin për Nëna dhe Fëmije

Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Këtë vit “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor dhe u siguruan  rreth 7000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatave online.

Jemi shumë mirënjohës për donacionin e dhënë nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë se bashku me ekipën e ‘Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët’ për repartin e neonatologjisë në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, donacion ky i cili ka qene mjaftë i nevojshëm për ne. Po shpresojmë për një bashkëpunim afatgjatë me organizatën pasi të gjithë po punojmë për një mision -përmisimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve”, theksoi për fund Dr. Diana Dafota, nga Klinika e Neonatologjisë në Gjakovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)