25 Prill 2024

Dhurohet aparati CRP në Klinikën e Neonatologjisë në Pejë

Pejë, 16 shkurt - Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan aparatin për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në gjak dhe hemogramit në Klinikën e Neonatologjisë - aparat ky i nevojshëm për të përmirësuar dhe shpëtuar jetën e foshnjeve në Njësinë e Neonatologjisë në Pejë.

Aparati është i nevojshëm për të përcaktuar nivelin e CRP-së në gjak dhe pasqyrën e gjakut te foshnjet e porsalindura, analiza këto të cilat ndihmojnë në diagnozën e infeksionit, nevojën për trajtim me antibiotikë, percjelljen e trajtimit, dhe kohën kur është e nevojshme që të ndërpritet antibioterapia. Pajisja do të ndikojë në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të Klinkës dhe shpëtimin e foshnjave të posalindura.

“Ne si organizatë jemi të përkushtuar të ndihmojmë shpëtimin e jetëve të foshnjeve dhe punojmë në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve me të cilat ballafaqohet Klinika. Është kënaqësi të dorëzojmë sot aparatin e CRP-së i cili do të përmirësojë efikasitetin dhe shërbimin e Klinikës ndaj shëndetit të foshnjeve," tha Janinë Mehmeti, Koordinatore e Ngritjeve të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses që nga viti 2014 me qëllimin që të ndihmojë përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në vend.  

“Jami falenderues për angazhimin e organizatës në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona për përkujdesjen dhe trajtimin sa më cilësorë të posalindurve duke na dhuruar këtë aparat të CRP-së, me anë të së cilit na mundësohet diagnostifikimi profesional i të posalindurve si dhe detektimi i patologjisë,“ theksoi për fund Dr. Mirlinda Shala, Drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)