19 Prill 2024

Dhjetëra qytetarë dhanë gjak në QKUK

Prishtinë, 26 janar - Organizuar nga kompania BM Events&Consulting, një numër i madh i qytetarëve iu përgjigjën thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut, qe u mbajt të shtunën në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në Prishtinë.

 Aksionit vullnetar të gjakut iu përgjigjën qytetarë nga të gjitha nivelet shoqërore, duke filluar nga punonjës të administratës, policisë, medieve, studentë dhe ata të shërbimeve publike.

Me këtë rast drejtori i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Hysen Sadriu, tha se falë dhënies vullnetare të gjakut nga qytetarët tanë, gjendja aktuale në këtë qendër është e mirë.

“Momentalisht gjendja në qendrën QKTGJ është e mirë dhe kjo falë përgjigjes së qytetarëve tanë për dhënien vullnetar të gjakut. Dhënia e gjakut ka rëndësi shumë të madhe, ngase me këtë solidarizohemi me moton:dhuro gjak shpëto jetë. Duke u nisur nga fakti se edhe ne jemi pjesë e kësaj përditshmërie dhe mund të jemi njëri nga të aksidentuarit apo nevojtarët për gjak, atëherë dhënia e gjakut mbetet një obligim qytetar nga të gjitha ata qe e kanë shëndetin dhe mundësinë për të përkrahur këtë drejtim”, theksoi Sadriu.

Ai ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë qytetarët që vullnetarisht iu përgjigjen thirrjes për dhënien vullnetare të gjakut. Moti i keq dhe shtimi i numrit të aksidenteve rrugore kanë shtuar edhe më tej nevojën për mbushjen e rezervave me gjak.

Ndërkaq, Vigan Berisha zyrtar ne Ministrinë e Diasporës, i cili iu përgjigj thirrjes për dhënien vullnetare të gjakut, thotë se kjo është hera e parë qe i është përgjigjur dhënies vullnetare të gjakut. “ Është ndjenjë e veçantë qe të kontribuosh sa do pak qe ta ndihmosh një nevojtar, i cili në rrethana mbijetese ka nevojë për ndihmën tonë. Unë do të vazhdoj të jem i rregullt qe kohë pas kohe të kontribuoj me dhënien e gjakut”, tha Berisha.

Ndërsa, drejtori i kompanisë BM Events&Consulting, njëherësh edhe organizator i këtij aksioni, Muhamed Raçi thotë se ndihet i kënaqur nga fakti se një numër i madh i qytetarëve iu përgjigjen këtij aksioni.

“Ndihem i impresionuar nga përkrahja e qytetarëve tanë për dhënien vullnetare të gjakut. Ajo qe më la përshtypje vjen nga fakti se pjesëmarrësit në këtë aksion ishin nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga institucionet shtetërore si policia, studentët, gazetarët etj”, tha Raçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)