28 Mars 2024

Deçani merr masa për situatën e krijuar nga virusi COVID – 19

Prishtinë, 18 mars - Duke zbatuar vendimet e dalura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, vendimeve të Kryetarit te komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Shtabi Komunal Emergjent është krijuar me 11 mars 2020,  deri më tani janë ndërmarrë këto masa konkrete:
 
1.      Takime të rregullta të shtabit emergjent komunal dhe bashkërendimi i aktiviteteve të këtij shtabi, duke e mbajtur situatën në kontroll dhe duke mbledhur informacione gjatë 24 orëve.

  Pas vlerësimit të situatës, duke pasur parasysh institucionet të cilat duhet të hyjnë në funksion dhe kanë rol kyç në menaxhimin e kësaj situate, janë ndërmarrë masa të duhura të cilat kanë krijuar edhe shpenzimet buxhetore të domosdoshme, deri më tani:

1.      Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me mjete mbrojtëse për punë siç janë: maskat për personelin mjekësorë, doreza, alkool, dezinfektues, rroba mbrojtëse, në masë të kufizuar por të domosdoshme, barna nga lista esenciale që janë munguar, ky furnizim është bërë aq sa kemi pasur mundësi të gjejmë furnizim, vendosja e tendës apo tirazhit në hyrje të QKMF-së dhe pajisja me mjetet adekuate dhe është bërë dezinfektimi ditor i objektit të QKMF-së.

2.      Ekipi komunal i dezinfektimit – ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve publike në komunën e  Deçanit, objekteve fetare, shkollave, çerdheve, stacionit policor e me theks të veçantë dezinfektimin ditor të QKMF-së, ky ekip është pajisur me rrobat adekuate, maskat dhe preparatet dezinfektuese të nevojshme sipas protokollit të duhur shëndetësor.

3.      Inspektorati Komunal sipas rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga shtabi emergjent, ka kryer inspektimin e rregullt duke zbatuar me përpikëri përgjegjësitë e tij përgjatë inspektimit të rregullt në të gjithë operatorët ekonomik dhe institucionet tjera ku janë pajisur edhe me mjete të punës nga komuna e Deçanit si, maska, doreza, dezinfektues. Inspektorati i komunës është duke u kujdesur për aplikimin e masave mbrojtëse nga operatorët ekonomik të cilët janë duke punuar për momentin në komunën e Deçanit siç janë , marketet, furrat e bukës, pompat e derivateve etj.

4.      Stacioni Policor në Deçan, është pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

5.      Zjarrfikësit në Deçan po ashtu janë pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, rroba mbrojtëse dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

6.      Punëtoret e ndërmarrjes komunale ,,Higjiena,, të cilët merren me pastrimin e qytetit dhe ekonomive familjarë të komunës së Deçanit që kanë të përfshirë 100% të territorit, janë të pajisur me rroba mbrojtëse, doreza, maska, dezinfektues etj.

7.      Stafi i reduktuar i komunës janë pajisur me mjetet mbrojtëse si doreza, maska dhe dezinfektues.

8.      Po ashtu edhe KEDS-i dhe Posta që operojnë në Deçan janë pajisur nga ne me maska mbrojtëse.

9.      Është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve kryesore të qytetit të Deçanit.

10.  Sfidat që përballet shtabi emergjent dhe komuna janë: mungesa e vazhdueshme me pajisje standarde të personelit shëndetësorë, mungesa me gjëra elementare për qytetarët e Deçanit, me theks të veçantë mielli, problem ka nisur të bëhet skema sociale e familjeve me nevojë për gjera ushqimore të cilët kanë drejtuar kërkesa të shumta adresuar komunës së Deçanit.

11.  Furnizimi me energji elektrike dhe uji të pijes, për qytetarët e Deçanit është i rregullt.

Shtabi emergjent, ka bashkërendim të detyrave me të gjitha institucionet që operojnë në komunën e Deçanit.

Siç janë: punëtoret shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, kompaninë higjiena, inspektoratin e me theks të veçantë me kryetarët e fshatrave me të cilët kemi krijuar një listë të, të ardhurve  kohëve të fundit nga jashtë shteti, ku edhe jemi duke bërë kontrollet e duhura shëndetësore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)