03 Shkurt 2023

COVID ndikon në lodhje dhe probleme me gjumë

Londër, 18 nëntor - Njerëzit që janë pozitivë për koronavirus kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjeve mendore, lodhjes kronike dhe problemeve të gjumit, sipas një studimi të ri me 226.521 njerëz nga Britania e Madhe në periudhën midis shkurtit dhe dhjetorit 2020.

Studimi u botua në revistën JAMA Network Open dhe rezultatet treguan se një person me COVID kishte shumë më shumë gjasa të raportonte lodhje dhe probleme me gjumin sesa ata që nuk morën një test pozitiv të koronavirusit.

Për më tepër, ka pasur një rritje në raportimin e sëmundjeve mendore prej 83 për qind pasi një person ka marrë një rezultat pozitiv të testit.

“Ndërsa lodhja është një pasojë e dukshme e COVID-19, rreziku i zhvillimit të problemeve të gjumit është gjithashtu shumë i lartë”, tha studiuesi Matthias Pierce, duke shtuar se është ende e vështirë të përcaktohet nëse COVID shkakton vërtet sëmundje mendore.

Profesoresha Carolyn Chew-Graham theksoi se është shumë e rëndësishme të njihen efektet afatgjata të COVID te pacientët, shkruan Medical xpress. Ajo vuri në dukje se njerëzit që infektohen me koronavirus duhet të ndihmohen për të identifikuar dhe njohur simptomat afatgjata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)