20 Shtator 2020

Britania kërkon vullnetarë për të ndihmuar shërbimin shëndetësor kundër COVID-19

Londër, 25 mars - Ministri britanik i Shëndetësisë ka thënë se Britania po kërkon vullnetarë për të ndihmuar të prekurit nga koronavirusi i ri.

Matt Hancock është shprehur se vullnetarët do të punojnë së bashku me punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë.

Vullnetarët do të kenë për detyrë të ofrojnë ilaçe, do të çojnë pacientët me makinë në spitale dhe do t'i marrin prej andej dhe do t'u telefonojnë atyre që janë mbyllur në shtëpi për t'i kontrolluar.

Hancock-u shtoi se në një qendër ekspozite në Londër do të ndërtohet një spital i përkohshëm, i cili pritet të mbajë deri në 4000 pacientë.

Ai tha se qeveria ka blerë gjithashtu 3.5 milion teste antitrupash për t'i lejuar njerëzit të shohin nëse e kanë pasur virusin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)