21 Janar 2021

Brenda 24 orëve vdesin 15 persona dhe 775 rezultojnë pozitiv me koronavirus

Prishtinë, 26 nëntor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 775 raste pozitive.

IKSHPK po ashtu njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375.  

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)