28 Mars 2024

Biontech hap fabrikë të prodhimit të vaksinave të Covid-19 në Gjermani

Marburg, 1 prill - BioNTech dhe Pfizer do të rrisin kapacitetin prodhues të vaksinës së tyre kundër Covid-19 në 2.5 miliardë doza në fund të vitit 2021, tha përmes një deklarate të martën kompania BioNTech, ndërsa njoftoi hapjen e një fabrike të re të prodhimit të vaksinës në Marburg të Gjermanisë.

Kompania parashikon se do të ketë shitje me vlerë afër 10 miliardë euro të vaksinave këtë vit.

Kompania Pfizer më parë tha se partneri i saj kishte të ngjarë të prodhonte mes 2.3 dhe 2.4 miliardë doza të vaksinës në vitin 2021.

Kompania BioNTech tha se fabrika e saj e re në qytetin gjerman të Marburgut dhe një zgjerim i rrjetit të prodhimit të vaksinave të saj nga kompani të tjera do të rrisin nivelin e furnizimit me vaksinën kundër koronavirusit këtë vit.

"Kjo tregon se të gjitha kompanitë që punojnë me ne na mbështesin jashtëzakonisht, se ne ishim në gjendje ta arrinim këtë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo përfshinë sigurisht furnizuesit, por edhe familjet dhe miqtë të cilët na inkurajojnë çdo ditë për të bërë punën tonë", tha Valeska Schilling, menaxhere e prodhimit në fabrikën e BioNtech në Marburg.

"Masat dhe diskutimet shtesë me partnerët e mundshëm për të zgjeruar më tej kapacitetin prodhues dhe rrjetin janë duke vazhduar", thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Deri në fund të javës së kaluar më shumë se 200 milionë doza të vaksinës ishin shpërndarë në më shumë se 65 vende dhe aktualisht janë nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen e 1.4 miliardë dozave në vitin 2021, thanë drejtuesit e kompanisë BioNTech.

Rritja e prodhimit pasqyron rritjen e kërkesave për më shumë doza të vaksinës.

Përpjekjet për të rritur nivelin e prodhimit në objektin e saj në Marburg, ku nisi prodhimi i vaksinës në shkurt pasi BioNtech bleu ndërtesën nga kompania Novartis vitin e kaluar, po bënin "përparim të jashtëzakonshëm", tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Ugur Sahin.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve javën e kaluar miratoi kërkesën e BioNTech për përdorimin e vaksinave të Covid-19 të prodhuara në këtë fabrikë, e cila pritet të prodhojë rreth 1 miliard doza në vit.

“Është bërë një punë e madhe brenda një periudhe të shkurtër kohore. Procesi i prodhimit është transferuar këtu, qendra e prodhimit të produktit është rindërtuar pjesërisht dhe gjithë kjo është arritur brenda pesë muajve. Një pjesë e fabrikës tashmë punon pandërprerje dhe pas hapjes së plotë të pjesëve tjera këtu do të prodhohen 750 milionë doza të vaksinave në vit”, tha menaxherja e prodhimit në fabrikën e kompanisë BioNtech në Marburg.

Bazuar në porositë e deritanishme, BioNTech tha se pret 9.8 miliardë euro në të ardhura nga shitja e vaksinave këtë vit.

BioNTech më parë ka thënë se kishte një marrëveshje për ndarje të barabartë të fitimit dhe kostos me kompaninë amerikane Pfizer, e cila përjashton Kinën, dhe një marrëveshje për ndarje të fitimi bruto 35 me 40 përqind me kompaninë Fosun Pharma në Kinë.

Kompania BioNtech po punon gjithashtu për prodhimin e një doze të tretë të vaksinës së saj, e cila do të pasonte regjimin standard me dy doza, për të zgjatur mbrojtjen kundër Covid-19 të shkaktuar nga variantet e reja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)