03 Shkurt 2023

BioNTech fiton 3.2 miliardë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021

Berlin, 10 nëntor - Kompania gjermane e bioteknologjisë “BioNTech” gjeneroi një fitim neto prej rreth 3.2 miliardë euro apo 3.7 miliardë dollarë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, fitimet u rritën në 7.1 miliardë euro, njoftoi sot kompania gjermane. Një vit më parë kompania gjermane raportoi një humbje prej rreth 210 milionë gjatë tremujorit të tretë dhe 352 milionë euro gjatë nëntë muajve.

Xhirot që udhëhiqen kryesisht nga suksesi i vaksinës së koronavirusit të prodhuar së bashku me partnerin amerikan Pfizer, u rrit më pak se 6.1 miliardë euro midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me 67.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mes janarit dhe fundit të shtatorit, xhirot arritën 13.44 miliardë euro krahasuar me më pak se 140 milionë euro një vit më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)