19 Prill 2024

Bie numri i të sëmurëve me fruth në Kosovë

Prishtinë, 21 tetor - Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se bazuar në statistikat dhe raportimet e Klinikës Infektive të vërehet rënie e dukshme e rasteve të sëmurëve me fruth në Kosovë.

Nga 170 raste të raportuara deri më tani në këtë klinikë, 130 janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, përderisa pjesa tjetër pas mjekimit të marrë po vazhdojnë të mjekohen në këtë klinikë.

Nga raportimet në përqindje  bëhet e ditur se 75% e rasteve janë lëshuar për në shtëpi në gjendje të  mirë shëndetësore, ndërkohë që vetëm 25% të tyre janë ndaluar për trajtim të  mëtejmë. 

Po sipas raportimeve të kësaj  klinike, javën e fundit vërehet  se ka rënë në mënyrë të dukshme numri i rasteve të paraqitur me fruthin.

Klinika Infektive vazhdon ta ketë në gatishmëri stafin 24-orësh për të ofruar shërbime shëndetësore, përderisa  furnizimi me barna dhe material shpenzues nga ana Ministria e Shëndetësisë  për të menaxhuar rastet me fruth është e kënaqshme.

Gjithnjë bazuar në raportim të klinikës dhe informatave që ka kjo klinikë  nga terreni,   situata  dita-ditës  po përmirësohet dhe pritet rënie e mëtejme e rasteve me fruth.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)