19 Prill 2024

Bashkëpunimi në shëndetësi me Turqinë dhe Suedinë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të grupit mjekësor “Medical Group” nga Turqia, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për investime në shëndetësinë kosovare, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Delegacioni i këtij grupi mjekësor ka shprehur interesimin për bashkëpunim në rrafshin e partneritetit publiko-privat me QKUK-në, veçanërisht në lëmin e transplantimeve të organeve pas miratimit të legjislacionit përkatës, pastaj në fushën e neurokirurgjisë, ortopedisë, radiologjisë dhe oftalmologjisë.

Po gjatë ditës së sotme, Ministri Agani ka pritur edhe një delegacion të Qendrës për Katastrofat Mjekësore (Center for Disaster Medicine) nga Linkopongu i Suedisë, në përbërje të cilit ishin ekspertët Ake Bjorn, Tore Vikstrom dhe Thomas Larsson, të cilët kanë prezantuar në MSh funksionimin e sistemit të emergjencave në Suedi në jetën e përditshme dhe në situata të jashtëzakonshme, funksionimin e komandës dhe kontrollit të sistemit dhe menaxhimin e situatave emergjente në këtë shtet.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Grupit punues për hartimin e Strategjisë për Shërbimet Emergjente në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të Suedisë, Zyrën e OBSH-së në Kosovë, po zhvillojnë aktivitete në drejtim të përzgjedhjes së modelit më të përshtatshëm për hartimin e kësaj strategjie të Shërbimeve Emergjente në Kosovë.

Ministri Agani ka falënderuar  partnerët suedezë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësinë që u është dhënë ekspertëve kosovarë që të shohin përvojat në Linkoping lidhur me shërbimet emergjente mjekësore dhe ka shprehur përkushtimin e MSh-së që ky proces i bashkëpunimit të vazhdojë drejt përfshirjes së përvojave suedeze në ngritjen e cilësisë së Shërbimeve Emergjente Mjekësore në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)