08 Mars 2021

Banka Botërore siguron pajisje mjekësore për Kosovën

Prishtinë, 18 janar - Me pajisjet më të fundit mjekësore që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë marrë tani me mbështetjen e Bankës Botërore, laboratorët dhe sistemet shëndetësore të Kosovës tani janë në një pozitë më të mirë për të avancuar përgjigjen klinike të vendit ndaj pandemisë COVID-19.

Ngrirësit dhe frigoriferët ultra të ftohtë, kutitë e transportit, çantat për mbrojtje nga rreziku biologjik, tubat për mbledhje të gjakut, gjilpërat e sigurisë dhe shumë pajisje dhe furnizime të tjera të ndërlidhura të prokuruara përmes grantit Financimi për Pandemi të Bankës Botërore prej rreth 1.75 milion Euro, tani kanë mbërritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ato do të ndihmojnë përpjekjet e Kosovës për të krijuar magazinim për të ruajtur një zinxhir të ftohtë pa ndërprerje për vaksinat.

"Ardhja në Kosovë e pajisjeve shtesë mjekësore është një lajm i shkëlqyeshëm për betejën e Kosovës me COVID-19, i cili shpresojmë të ndihmojë kthimin e vendit në një rrugë të prosperitetit të qëndrueshëm", tha Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën.

 "Banka Botërore do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e saj për Kosovën për të adresuar ndikimin shkatërrues të COVID19 në shëndetin publik dhe ekonominë, duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe forcimin e sistemit shëndetësor të vendit", shtoi ai.

Pajisjet dhe furnizimet e ardhura së fundi dhe të financuara nga granti i financimit emergjent për pandemi, plotësojnë prokurimin dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe furnizimeve shtesë për COVID-19 në kuadër të Projektit Shëndetësor të Kosovës, i financuar nga Banka Botërore dhe zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, 3.4 milion Euro janë përdorur për të blerë dhe vendosur me sukses në spitalet vendore 60 shtretër të kujdesit intensiv të teknologjisë së lartë; 55,500 maska FFP2 për frymëmarrje; 90,000 veshje mbrojtëse; 15,000 mburoja të fytyrës; 15,000 syze mbrojtëse; 4,600,000 dorëza nitrile; 225,000 dorëza kirurgjikale; 120,000 maska për fytyrën; 15 pompa infuzioni për lëngje intravenoze; 7 sisteme dixhitale me rreze X; 300 monitorë pacientësh; dhe të tjera.

Për më tepër, Banka Botërore po mbështet gjithashtu përgjigjen e Kosovës ndaj COVID-19 përmes një financimi prej 46 milion Euro për Projektin e Emergjencës COVID-19 në Kosovë, i cili gjithashtu përfshin blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore shtesë për institucionet shëndetësore të Kosovës.

Edhe kjo pajisje tashmë është blerë dhe duhet të arrijë së shpejti në duart e stafit shëndetësor të Kosovës.

Programi aktual i Bankës Botërore në Kosovë mbështet 11 projekte në sektorë të ndryshëm, me 281.6 milion dollarë amerikanë në kredi të buta. Përveç kësaj, Banka Botërore gjithashtu mbështet Kosovën me financim në formë të granteve dhe punë analitike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)