24 Mars 2019

Avdyli akuzon ministrin Ismaili për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore

Prishtinë, 15 shkurt - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka thënë se ministri Ismaili pati premtuar që do ta sjell në Kuvend projektligjin për Sigurime Shëndetësore, mirëpo këtë ai nuk e bëri dhe sipas tij nuk do të sjell as në vitin 2019, e as 2020.

Këtë deklaratë, Avdyli e bëri të ditur në një intervistë dhënë për Telegrafin duke thënë po ashtu se projekti për sigurime shëndetësore është shumë i madh dhe kërkon kohë që të projektohet.

“Sigurimi shëndetësorë është pak më i gjerë. Kisha pas dëshirë që këtë vit t’i kemi sigurimet shëndetësore, por kërkoj falje se jo ketë vit por as 2020, me këtë ministër dhe qeverisje. Se projekti për sigurime shëndetësore është shumë i madh”, u shpreh deputeti i LDK-së, Avdyli.

Sipas tij, infrastruktura ligjore është krijuar qysh në qeverisjen e LDK-së, si dhe sistemi i informimit shëndetësore.

“LDK-ja është e para që ka filluar me një projekt shumë substancial ‘Fillimi i sistemit të informimit shëndetësore’. Ky projekt ka filluar të përfshihet në 30 sektore. Ministri Ismaili, ka bërë premtime për vitin 2018 por nuk ka bërë asgjë, e tash ka bërë premtime tjera”, u shpreh ndër të tjera deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)