19 Prill 2024

Austria mbeshtet shëndetsinë e Kosovës

Beograd, 18 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, u prit sot nga Ministri i Shëndetësisë i Austrisë,  Dr. Alois Stoeger, i shoqëruar nga Dr. Franz Lisch, këshilltar për E-health për BE dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe nga Dr. Wolfganag Ecker, përgjegjës i Sektorit për barna dhe produkte medicinale.

Ministri Bukoshi e njoftoi Ministrin  Stoeger për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sistemi shëndetësor i Kosovës dhe me nevojën e ndihmës edhe nga Austria për ta rindërtuar sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ndihma në fushën e E-health, atë të farmaceutikës dhe të produkteve e pajisjeve medicinale si dhe mbështetja e aftësimit profesional të kuadrit mjekësor kosovar në Austri, u theksuan si fushat fillestare në të cilat do të mund të pritet përkrahja e drejtpërdrejtë e Austrisë.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Bukoshi, gjithashtu  u takua edhe me Dr. Wolfgang Aulitzky, president i Shoqatës së Miqve të “American Austrian Foundation”, me seli në Vjenë, me ç’rast u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit të stafit profesional mjekësor të Kosovës në institucionet shëndetësore të Austrisë.

Së shpejti, mes Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe AAF-së do të nënshkruhet një Memorandum i bashkëpunimit.

Gjatë ditës së nesërme, Ministri Bukoshi do të pritet edhe nga Oda e Mjekëve të Austrisë, për t’u njohur me punën e këtij institucioni dhe për t’i specifikuar fushat e bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)