16 Korrik 2018

ASK publikon “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2017

Prishtinë, 29 qershor - Në vitin 2017 ishin 9 670 vdekje të raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekje. Prej tyre, vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë ishin 8 721, kurse vdekjet e ndodhura jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 949.

Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 4 816 janë meshkuj, ose 55.2%; dhe 3 905 janë femra, ose 44.8%.

Nga të gjitha rastet e vdekjeve, 45.4% të tyre kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 53.1% kanë ndodhur në shtëpi, si dhe 1.5% në vend tjetër.

Sipas komunës ku ka ndodhur vdekja, më së shumti raste ka Prishtina me 2 304 raste të vdekjeve, ose 23.8%; Prizreni ka 1 013 vdekje, ose 10.5%; Peja ka 640 vdekje, ose 6.6% etj. Kurse, mosha e të vdekurve ishte 60 e më shumë vjeç me 80.4% e tyre.

Tremujori i tretë i vitit merr pjesë me 34.7% të vdekjeve, ndërsa muaji dhjetor ka 9.6% të vdekjeve të raportuara. Sipas nacionalitetit, 91.1% të vdekjeve janë shqiptarë.

Vdekje të dhunshme në vitin 2017 ka pasur  gjithsej 175 raste, ose 2.0%.

Numri i vdekjeve në fatkeqësi ishte 131, ose 74.9.8%; numri i vetëvrasjeve 32, ose 18.3%; dhe numri i vrasjeve 12, ose 6.9%. Tek të gjitha vdekjet e dhunshme, dominon mosha 20-49 vjeçare te meshkujt edhe te femrat.

Ndërkaq, numri i foshnjave të vdekura për vitin 2017 ishte 228, ose 2.6%. numri i foshnjave të vdekura meshkuj ishin 139, ose 61.0% dhe femra 89, ose 39.0 %.

Foshnjat e vdekura deri në 6 ditë kanë qenë 132, ose 57.9.%; nga 7 deri 27 ditë kanë qenë 46, ose 20.2%; dhe nga 28 ditë deri në 1 vit kanë qenë 50, ose 21.9%.

Burimi i të dhënave në këtë publikim janë Regjistrat Themeltar të Vdekjeve bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile, Nr. 04/L-003. Ndërsa, njësi raportuese janë Zyrat e Gjendjes Civile të Kosovës. Kurse, grumbullimi i të dhënave është bërë përmes pyetësorit statistikor për vdekje, Dem-2.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Vdekjeve në Kosovë për vitin 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/demografia-dhe-migracioni


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)